www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Do të lë pa ndjenja dhe askush nuk mund të ndihmojë”, Florian Marku paralajmëron Moran pasi ky e shtyu

Posted on September 2, 2023September 2, 2023 by User User1

Florian Marku dhe kundërshtari i tij, Dylan Moran janë përplasur përsëri. Kësaj radhe dyshja u shty gjatë matjeve zyrtare, ndërsa një ditë më herët u shtynë gjatë përballjes sy më sy.

Boksieri shqiptar do të rikthehet në ring sot (e shtunë) në mbrëmje, ku do të ndeshjet me boksierin nga Irlanda, Dylan Moran nga ora 19:00.

“Mbreti shqiptar” do të përballet me irlandezin në një luftë prej 10 raundesh në peshën e njohur si të ‘welterweight’.

Megjithatë, dyshja kanë shkaktuar përsëri probleme, pas shtyrjes që i bëri Marku irlandezit gjatë përballjes sy më sy disa ditë më parë.

Kësaj radhe ishte Moran, i cili e shtyu i pari Markun, duke e bërë nervoz shqiptar, i cili e paralajmëroi për meçin e sotëm.

“Hej të gjithë ju nga Irlanda që po bëni kështu, nesër (sot) mbrëma djali juaj do të jetë pa ndjenja dhe askush nuk mund ta ndihmojë. O zot jam shumë i lumtur që u ktheva”, ka thënë fillimisht Marku.

“Djali juaj do të nokautohet nga shoku juaj. Kur ishim përballë njëri-tjetrit, po dridhej. Shpresoj nesër mbrëma, do t’ia dalë mbanë, dhe të gjithë do ta shihni”, përfundoi boksieri ynë. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara