www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ukraina: Aeroporti në Rusi është sulmuar nga territori i saj

Posted on September 2, 2023September 2, 2023 by User User1

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka thënë të premten se sulmi i fundit me dronë në veriperëndim të Rusisë, i cili i ka dëmtuar disa aeroplanë transportues, është planifikuar brenda territorit rus.

Ky pretendim i 1 shtatorit është bërë teksa presidenti rus, Vladimir Putin, u ka thënë nxënësve në ditën e parë të shkollës, se shteti i tyre është i “pathyeshëm”.

Sulmi i kësaj jave në aeroportin Pskov, rreth 700 kilometra larg Ukrainës, shënon ndër sulmet e fundit në territorin rus, prej kur Kievi është zotuar në korrik se do ta “kthejë” konfliktin në Moskë.

“Dronët e përdorur për ta sulmuar bazën ajrore ‘Kresty’ në Pskov janë nisur nga Rusia”, ka thënë shefi ukrainas i inteligjencës, Kyrylo Budanov të premten.

“Katër aeroplanë transportues IL-76 janë goditur si rezultat i sulmit. Dy janë shkatërruar dhe dy janë dëmtuar rëndë”, ka shtuar ai.

Budanov ka thënë se këto pajisje janë përdorur nga Ministria ruse e Mbrojtjes për të transportuar trupa ushtarake dhe mallra. Kremlini ka thënë këtë javë se ekspertët ushtarakë janë duke punuar për ta gjetur drejtimin e fluturimit të dronëve, në mënyrë që t’i “parandalojnë situatat e tilla në të ardhmen”.

I pyetur për pretendimet e Ukrainës, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar të përgjigjet duke kërkuar që pyetjet t’i bëhen Ministrisë së Mbrojtjes.

Rajoni Pskov, i cili është shënjestruar nga dronët edhe në maj, është i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s në perëndim, Estoninë dhe Letoninë, si dhe Bjellorusinë në jug. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara