www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çka fshihet pas sulmeve kundër BDI-së dhe kuadrove të saj?

Posted on September 2, 2023 by User User1

Këto ditë në qendër të vëmendjes është tenderi për përshtatjen e sallës “Boris Trajkovski” për nevojat e takimit ministror të OSBE-së, i cili do të mbahet në vjeshtë në Shkup. Kompania e përzgjedhur “Eurovia” fitoi sepse “ofroi çmimin më të ulët, që është kriteri i vetëm që ajo të pranohet nga Ministria e Jashtme. Çdo zgjedhje tjetër do të ishte shkelje e ligjit dhe dëmtim i buxhetit”- tha shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, duke bërë të ditur se i gjithë dokumentacioni do të dorëzohet në të gjitha institucionet kompetente. 

Konferenca ministrore e OSBE-së, në dhjetor në Maqedoninë e Veriut, do të jetë ngjarja më e madhe dhe suksesi më i madh ndërkombëtar i vendit, natyrisht edhe meritë e Bujar Osmanit. Shkupi pritet të jetë vendi ku do të takohen për herë të parë pas shumë vitesh Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov. Nikoqiri i tyre do të jetë Bujar Osmani.

Gazetari i njohur Seladin Xhezairi në analizën e tij të fundit shkruan: 

“Rasti “Eurovia” është dëshmi se në prag të zgjedhjeve parlamentare, ekzistenca e të ashtuquajturës “qendra hibride, politiko-ekonomike, kundër BDI-së” nuk është shpikje e liderit të saj Ali Ahmeti, por diçka që, duke ndjekur “spin-at” e ndryshme, po merr hov gjithnjë e më shumë. Natyrisht, qëllimi është të eliminohet pozita e partisë më të madhe të shqiptarëve dhe kjo mund të arrihet pikërisht duke shpifur për kuadrot më të shquara të saj (përveç Osmanit, këtu është nënkryetari i parë i Qeverisë, Grubi, kryetari i Kuvendit të RMV-së, dhe të mos harrojmë marrëveshjen Ahmeti-Zaev për postin e kryeministrit shqiptar). Në të njëjtën kohë, qendra hibride mirëpret laramaninë e partive në bllokun opozitar shqiptar, të ndarë në 7-8 parti, nga ëndrra që nesër (kur VMRO-DPMNE të fitojë zgjedhjet) të gjejnë “një vend nën diell””. 

Sipas Xhezairit, deri në zgjedhjet e ardhshme goditjet sigurisht do të pasojnë edhe në disa shtylla të tjera: oligarkia e biznesit prej kohësh prodhon aktivisht inflacion fiktiv për të minuar kontrollin ndaj tregut që mban ministri i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi. Nuk përjashtohet që edhe kryeparlamentari, Xhaferi, të jetë në qendër të vëmendjes.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara