www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Milan dominon dhe triumfon me 10 lojtarë në “Olimpico”, Roma nuk ia del të fitojë as në shtëpi

Posted on September 2, 2023September 2, 2023 by User User1

Milan bind me rezultatin 1-2 në transfertën e Romës, me takimin që e mbylli me dhjetë lojtarë.

Sfida u dominua nga “Djalli”, që zhbllokoi sfidën në minutën e 9’ me Giroud që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, penallti që u fitua nga Loftus-Cheek.

Pavarësisht tentativave nga ana e Romës, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Në minutën e 48’ Milani dyfishoi avantazhin, me Rafael Leaon që realizoi një perlë të vërtetë pas asisit të Calabrias.

Në minutën e 61’ Tomori mori kartonin e dytë të verdhë dhe la miqtë me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Roma u mundua që ta shfrytëzonte superioritetin numerik, megjithatë mund të gjente rrugën drejt rrjetës vetëm në minutën e90+2’ me Spinazzolan.

Minuta në këtë takim pati edhe për afrimin e fundit të Romës, Romelo Lukakun, me belgun që u aktivizua në minutën e 70’ dhe që tregoi formë të mirë për minutat që ishte në fushën e lojës.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-2, me Romën që pas javës së tretë të Serie A renditet në vend të 18-të me vetëm një pikë, teksa Milan vazhdon kryesimin me nëntë pikë.

Sa i përket përballjeve të fundit direkte, në shtatë ndeshjet e fundit Roma nuk ka arritur të fitojë përballë Milan-it, ndërsa suksesi i fundit është regjistruar më 27 tetor 2019, në “Olimpico”.

Në këtë mbrëmje, kjo do të jetë ndeshja numër 189-ët në histori (në të gjitha kompeticionet), me Milan-in që “krenohet” me 83 fitore kundrejt 48 të Romës, ndërsa 57 ndeshje janë mbyllur në barazim. /Supersport

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara