www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rusia bllokon largimin e bankave të huaja nga vendi, kërkon shkrirjen e aseteve ruse në Perëndim

Posted on September 1, 2023 by User User1

Zëvendësministri rus i financave, Alexei Moiseev, tha të premten se Moska nuk do të lejojë që bankat e huaja të largohen me lehtësi nga Rusia.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe nuk ndryshon – do të tregohemi të ashpër ndaj bankave të huaja që duan të largohen, çka do të varet nga vendimi për të shkrirë asetet ruse”, tha zoti Moiseev gjatë një takimi.

Në përgjigje të pyetjeve në lidhje me aplikimet për shitjen e aseteve, zoti Moiseev tha se “Raiffeisen Bank RBIV.VI” e Austrisë nuk kishte bërë një kërkesë të tillë. “Jam në dijeni të aplikimit të një banke të huaj për të shitur asetet … çka është në shqyrtim nga komisioni qeveritar”, tha ai.

Vitin e kaluar, vendet perëndimore vunë sanksione ndaj Rusisë lidhur me agresionin e saj në Ukrainë, duke ngrirë më shumë se 300 miliardë dollarë asete të bankës qendrore ruse të mbajtura jashtë vendit.

/alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara