www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nebiu: Mallrat e konfiskuara nuk kalben nëpër depo, ato i kthejmë në pronësi të qytetarëve

Posted on September 1, 2023September 1, 2023 by User User1

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar Driton Nebiu, ka dërguar 900 pako me pajisje shkollore për nxënësit në shkollën fillore të fshatit Çashkë. Gjatë fjalës së mbajtur, drejori Nebiu ka deklaruar se kjo është ditë e rëndësishme për nxënësit, për fëmijët, të cilët janë e ardhmja, e për të cilët duhet të punohet vazhdimisht.

“Për të shënuar këtë ditë, ne vlerësuam se forma më e mirë është duke i gëzuar këta fëmijë, duke u dhuruar atyre pajisje shkollore dhe gjëra të nevojshme. Sot kemi dhuruar për nxënësit e Çashkës 900 pako me mjete shkollore. Jam i gëzuar për dy arsye, e para që tanimë prona dhe mallrat e konfiskuara nuk kalben e prishen nëpër depo si në të kaluarën, por ato i kthejmë në pronësi të qytetarëve dhe institucioneve ku poashtu janë në interes të qytetarëve”, deklaroi Driton Nebiu, drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar

Nebiu ka deklaruar se me këto aksione duan ta përcjellin mesazhin se prona e shtetit dhe çdo pasuri e shtetit është e vetë qytetarëve.
Sinkron: Driton Nebiu, drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar.

“Përmes këtyre aksioneve, investimeve dhe formave të tjera duhet të kthehet në interes dhe dobi të qytetarëve. Ne do të vazhdojmë me projekte të këtilla, sepse ky është obligimi ynë, përgjegjësi e jona dhe ne këtë ua kemi premtuar qytetarëve dhe sot vetëm se po kryejmë detyrimin tonë”, tha Nebiu.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara