www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të jetë diss për Getoarin?! “Fourdots”, Luiz Ejlli bëhet bashkë me Flori Mumajesin/ Balada që do prekë zemrat e shqiptarëve

Posted on September 1, 2023 by User User1

Jeta e këngëtarit Luiz Ejlli ka ndryshuar rrënjësisht pas daljes nga “Big Brother VIP 2”. 

Përveçse fitoi çmimin e madh në këtë edicion, ai është tepër aktiv me nëpër koncerte dhe projekte të reja muzikore. Madje ai përveç muzikës, ka testuar veten edhe si aktor, si protagonist kryesor në filmin “Në kuadër të dashurisë”, i cili do transmetohet në muajin tetor në Top Channel.

Së fundmi ish-banori i “BBV2”, ka publikuar një foto me djemtë e “Threedots”, Klajdi Harrunin dhe Brunon.

Sipas burimeve nga Top Channel, kompozitori i njohur Flori Mumajesi po përgatit një baladë për Luizin, e cila do publikohet në vjeshtë dhe me siguri do të prekë zemrat e gjithë shqiptarëve. Kjo vjen menjëherë pas bashkëpunimit që Luizi ka patur me Getoarin. Mos ndoshta me këtë bashkëpunim, Luizi po i bën diss Getoarit?

Gjithashtu mësohet se për një javë do dalë kënga e re ritmike e Luizit me titullin “Amaneti”, e cila ka të bëjë me amanetin që nëna i jep për t’u kujdesur dhe për ta dashuri partneren e tij sa të ketë jetë.

Nëna më tha vetë, amanet, amanet.

Duaje sa të kesh jetë, amanet, amanet

Më kujtohet dita kur i pashë ata dy sy

Me shpirt e njiva se kisha me u lidh me ty

Janë këto disa vargjet e para të këngës së re të Luiz Ejllit, që zbulohen ekskluzivisht për publikun nga Top Channel.

/topchannel

Lajmet e fundit…

  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara