Kumanovë, 1 shtator – Mbledhja plenare në Kuvend në lidhje me miratimin e amandamenteve për ndryshime kushtetuese filloi dhe do të vazhdojë atëherë kur do të krijohen kushtet adekuate, në raport me numrin e deputetëve të cilët do të mbështesnin një proces të tillë, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
I pyetur nëse mund të pritet deri në janar vazhdimi i mbledhjes kuvendore për ndryshime kushtetuese, duke pasur parasysh se vitin e ardhshëm fillojnë zgjedhjet e brendshme në Bashkimin Evropian, Kovaçevski tha se kjo çështje është shumë me rëndësi, duke pasur parasysh zgjedhjet që vijojnë.
“Tani është momenti kur merret një vendim i tillë, duke pasur parasysh se vitin e ardhshëm edhe Bashkimi Evropian shkon në zgjedhje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkojnë në zgjedhje edhe Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje. Pas kësaj do të formohet Komision i ri, organe të reja të BE-së, që gjithsesi atë proces do ta zvarrisë për afat të pacaktuar”, deklaroi Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës së sotme në Qendrën Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim “Kiro Burnaz” në Kumanovë.
Megjithatë, theksoi Kovaçevski, ne kemi parë si duket pritja dhe mosmiratimi i vendimeve, duke theksuar se rrugën tonë në integrimet evropiane e filluam me Kroacinë para shumë viteve, ndërsa e cila tani është vend anëtar i BE-së, pjesë e zonës Shengen dhe vend i cili përdor euron.
“Sa ka përparuar Kroacia, ndërsa ku jemi ne të cilët e kemi filluar procesin bashkë. Ne, madje vitin e kaluar, falë vendimeve të kësaj Qeveria dhe koalicionit i filluam bisedimet me BE-në, ndërsa mund të ishim anëtare të BE-së”, deklaroi Kovaçevski.
Megjithatë, theksoi Kovaçevski, dikush këtu 11 vite dëshironte të promovonte dhe shiste patriotizëm kulturor – historik dhe patriotizëm financiar.
“Të nxisë ndjenjat e qytetarëve, të cilat ndikuan negativisht në marrëdhëniet tona me fqinjët tanë, ndërsa ndikuan negativisht edhe në marrëdhëniet brenda shoqërisë dhe shteti u bë nga lider i integrimeve, bashkë me Kroacinë para 17 viteve, shtet i robëruar, me regjim hibrid, i 140-ti për nga liria e mediave në botë me performanca ekonomike të cilat ishin jashtëzakonisht të ulëta dhe dyfish më të këqija nga ajo që e kemi sot”, deklaroi Kovaçevski.
Politika e cila udhëhiqej 11 vite, sipas Kovaçevskit ofroi vetëm rezultate të padëshiruara, përderisa politika e integrimit tregon se çfarë rezultate dhe efekte pozitive mund të ketë ndaj qytetarëve, shtetit dhe ndaj standardit jetësor.
“Prandaj duhet të vazhdojmë në atë rrugë. Nuk ka alternativë tjetër”, deklaroi Kovaçevski.
Në lidhje me akuzat e ish spikerit të Kuvendit Trajko Veljanovski, se votimi për ndryshimet kushtetuese duhet të jetë më së voni sot, Kovaçevski tha se Qeveria nuk udhëheq me mbledhjet në Kuvend, por këtë e bën kryetari i Kuvendit dhe ajo është pyetje për të.
“Sa i përket interpretimit të Rregullores do tu bëj thirrje që të bisedoni me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, duke pasur parasysh se Qeveria nuk udhëheq me mbledhjet në Kuvend, por këtë e bën kryetari i Kuvendit, ndërsa se sa kryetar i mirë i Kuvendit ka qenë Trajko Veljanovski, këtë mund ta shihnim më 27 prill”, deklaroi Kovaçevski.
Kovaçevski: Çkado që ta pyetni VMRO-DPMNE-në thonë zgjedhje, atë e bënë për 11 vite dhe shteti nuk lëvizi asnjë milimetër
VMRO-DPMNE më duket se i ngjan papagallit. Ata, çkado që t’i pyesësh, thonë zgjedhje. Sa është ora t’i pyesni – thonë zgjedhje. A keni plan – zgjedhje. Çka do të bëjmë pas zgjedhjeve – zgjedhje. Këtë e bënë për 11 vite, zgjedhje pas zgjedhjeve patëm dhe shteti nuk lëvizi asnjë milimetër, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Sipas Kovaçevskit, nëse i shikoni pozicionet e VMRO-DPMNE-së për momentin, nuk mund të gjeni asnjë politikan evropian apo amerikan që qëndron në ato pozicione.
“Është vetëm një politikan në BE i cili i mbron pozitat e VMRO-DPMNE-së, dhe ai është Nikolla Gruevski nga Hungaria. Ai është politikani i vetëm i cili i mbron pozitat e tyre dhe prandaj kosnideroj se ky është proces jashtëzakonisht i rëndësishëm, prandaj edhe e tillë është vëmendja e opinionit, prandaj është i tillë përkushtimi i të gjitha partive politike, e tërë me qëllim që të sillet vendimi i cili përfundimisht Maqedoninë e Veriut do ta vendosë në mënyrë të pakthyeshme në rrugën drejt integrimit në BE, normalisht së bashku me shtetet të cilat tashmë negociojnë, sepse nëse nuk i sjellim vendimet do të na përsëritet ajo që ndodhi në vitin 2008 dhe Serbia, edhe Shqipëria edhe Mali i Zi do të shkojnë para nesh, ndërsa ne do të mbetemi në shoqëri me BeH-në dhe Kosovën”, deklaroi Kovaçevski, duke u prëgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës së sotme në Qendrën rajonale dhe parsim dhe trajnim profesional “Kiro Burnaz” në Kumanovë.
Kjo politikë e integrimit, sipas Kovaçevskit, tregon çfarë rerzultate mund të kenë efektet pozitive ndaj qytetarëve, ndaj shtetit dhe ndaj standardit jetësor dhe prandaj duhet të vazhdojmë në atë rrugë.
“Alternativë tjetër nuk ka”, theksoi Kovaçevski.
Kovaçevski, mes tjerash, theksoi se politiokat integruese të cialt i zhvillon kjo Qeveri tregon performansa ekonomike.
“Numri i të papunësuarve në mandatin e kësaj Qeverie është ulur për 52 për qind, numri i të punësuarve vetëm në një vit është rritur për 9,5 për qind, numri i vendeve të punës të cilat janë paguar mbi rrogën mesatare po rritet. Nëse lavëdroheshin me diçka, ato ishin 360 milionë eurot investime të huaja të drejtpërdrejta në vitin 2016, vitin e kaluar të krizës ishin 760 milionë euro investime të huaja të drejtpërdrejta. Lavdëroheshin me numrin e të punësuarve në zonat e huaja ekonomike, në vitin 2016 numri i përgjithshëm i të punësuarve në zonat e huaja ekonomike ishte gjashtë mijë të punësuar, sot janë 17.500 të punësuar me rroga dyfish më të larta nga ajo kohë. Që do të thotë se ajo politikë e cila udhëhiqej për 11 vite dha vetëm rezultate të padëshiruara”, deklaroi Kovaçevski./zhurnal
