www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkodër/ 68-vjeçari dyshohet se tentoi ta përdhunojë, 21-vjeçarja e godet me thikë. Arrestohet e reja

Posted on September 1, 2023September 1, 2023 by User User1

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e djeshme në Vaun e Dejës ku një e 21-vjeçare ka plagosur më thikë një 68-vjeçar.

Sipas burimeve për Top Channel, dyshohet se 68 vjeçari Zef Paloka ka tentuar të përdhunojë të renë. Për vetëmbrojtje 21-vjeçarja me iniciale N.N., e ka goditur disa herë me thikë në bark.

Si pasojë, Paloka ndodhet në spitalin e Shkodrës që prej mbrëmjes së djeshme dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë së Vendoreve të Shkodrës dhe Komisariatit të Vaut të Dejës, bëjnë arrestimin në flagrancë të 21-vjeçares, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas policisë ajo e ka goditur me thikë Zef Palokën për motive të dobëta, ndërsa iu sekuestrua thika me të cilën kreu plagosjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së parë të Shkallës Parë të Juridiksionit të Shkodrës së Përgjithshme, për të mëtejshme.

/topchannel

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara