www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Komisioni kuvendor për Financim dhe Buxhet do të mbajë dy mbledhje

Posted on September 1, 2023 by User User1

Shkup, 1 shtator  – Në Kuvend për sot janë caktuar dy mbledhje të Komisionit për Financim dhe Buxhet.

Anëtarët e këtij komisioni në mbledhjen e 67-të duhet t’i shqyrtojnë raportet financiare të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve për vitin 2022, shqyrtuar nga një revizor i autorizuar. Në rend dite janë edhe dy raporte vjetore të kësaj agjencie, për punën e saj në vitin 2022 dhe për situatën dhe lëvizjet në tregun e sigurimeve në vitin 2022.

Siç është publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, pika e vetme e rendit të ditës së mbledhjes së 45-të është Propozimi i ligjit për garanci të Maqedonisë së Veriut të detyrimeve pas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për mbështetje të likuiditetit të SHA  EMV Shkup në kushte të krizës energjetike, që do të lidhet mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shoqatës Aksionare për Prodhimin e Energjisë Elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, me procedurë të shkurtër. Materiali, siç bëhet e ditur, është tërhequr.

/zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara