www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arrestohet një person për kërcënim ndaj kryeministrit Kurti

Posted on August 31, 2023August 31, 2023 by User User1

Një person është arrestuar për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, pasi dyshohet për kanosje ndaj kryeministri Albin Kurti.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese”, ka njoftuar Prokuroria.

Gjithashtu, në njoftim është theksuar se i njëjti edhe gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “Debat Plus, të datës 30 gusht e ka përsëritur të njëjtën deklaratë.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara