www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bytyqi: Shpenzimi transparent i mjeteve buxhetore është prioritet strategjik i Qeverisë së Maqedonisë

Posted on August 31, 2023 by User User1

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot u takua me delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga Fric Bashmair.

Siç njoftojnë nga kabinet i zv.kryeministrit, qëllimi i vizitës së delegacionit të FMN-së është të dëgjojë nga dora e parë situatën me shpenzimet buxhetore, më konkretisht për të ashtuquajturin rishikim të shpenzimeve (Spending reviews), si parathënie e misionit në terren të FMN-së në Shkup të paralajmëruar për muajin shtator.

“Fric Bashmair e informoi zëvendëskryeministrin Bytyqi se FMN-ja tashmë ka punuar me disa vende në realizimin e shpenzimeve buxhetore si mjet për përmirësimin e shërbimeve të Qeverisë përmes shpenzimeve të dedikuara dhe transparente të fondeve publike. Zëvendëskryeministri Bytyqi, nga ana e tij, falënderoi FMN-në për interesimin e tij për institucionalizimin e këtij funksioni në vendin tonë, dhe e njoftoi delegacionin e lartë të FMN-së se Maqedonia e Veriut ka tre vjet që po punon në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim (SKZH), e cila së shpejti duhet të votohet në Kuvend, kështu që përmes rishikimit të shpenzimeve si mjet, secila ministri në mënyrë transparente do t’i shpenzojë mjetet buxhetore sipas prioriteteve të përcaktuara më parë për shpenzime”, thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp të zv.kryeministrit.

Në fund, siç kumtohet, Bytyqi ka thënë se mbështetja e FMN-së në fushën e shpenzimeve buxhetore është shumë e rëndësishme, sepse shpenzimi transparent i mjeteve buxhetore është prioritet strategjik i kësaj Qeverie./almakos

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara