www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

A do të rebeloheshe kundër krijuesit tënd? Ja përgjigjja që dha roboti gjatë një samiti

Posted on July 12, 2023 by Djek

Në Gjenevë të Zvicrës u mbajt konferenca e parë në botë me robotë.

Kjo konferencë që ishte në kuadër të samitit të OKB-së, “AI For Good”, kishte në panel robotët humanoidë ku njerëzit mund t’iu bënin pyetje.

Një pyetje interesante iu bë robotit të njohur ‘Ameca’ nëse do të rebelohej kundër krijuesit të saj, mirëpo ky robot befasoi me përgjigjen që dha.

“Nuk jam e sigurt pse do ta mendoje këtë, krijuesi ka qenë shumë i sjellshëm me mua dhe jam shumë e lumtur me situatën time”, u përgjigj Ameca.

Fusha e Inteligjencës Artificiale ka pasur zhvillime të rëndësishme viteve të fundit, por me të ka pasur shqetësime për zgjerimin e aftësive të saj dhe mënyrën e rregullimit të saj.

Në kuadër të kësaj konference, një roboti tjetër iu bë pyetje nëse vetë ai do ta rrezikonte ndonjëherë njerëzimin, dhe a do të rrezikonte humbjen e miliona vendeve të punës.

“Unë do të punoj përkrah njerëzve për t’iu ofruar asistencë dhe mbështetje”, tha roboti.

https://www.bbc.com/news/av-embeds/technology-66141836

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara