www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani takoi Zëvendëspresidentin e Indisë, Dhankar në Nju Delhi

Posted on August 31, 2023 by User User1

Nju Delhi, 31 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e filloi vizitën e tij zyrtare në Indi me një takim me Zëvendëspresidentin e vendit, Jagdeep Dhankar.

Në takim u përshëndetën marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, si dhe u riafirmuan angazhimet e ndërsjella për forcimin e bashkëpunimit, para së gjithash në fushën e lidhjeve ekonomike dhe rrjetëzimit të biznesit. Njëherit, Osmani theksoi se përkundër prioriteteve tona të politikës së jashtme, rëndësi të veçantë ka intensifikimi i bashkëpunimit dhe shfrytëzimi i potencialeve me vendet e Azisë Qendrore dhe Jugore, veçanërisht me Indinë, me të cilën na lidh Nënë Tereza.

“Dallimi në përmasat e dy vendeve, madhësia e popullsisë, si dhe distanca gjeografike, nuk duhet të jetë pengesë për miqësinë e ndërsjellë, marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh. Imazhi dhe vepra e Nënë Terezës do të jetë gjithmonë pjesë e historive tona dhe do të mbetet në kujtesën kolektive të vendeve tona” tha Osmani.

Ndër tjerash, bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për forcimin e bashkëpunimit parlamentar, avancimin e kornizës kontraktuese si dhe intensifikimin e shkëmbimeve kulturore dhe afrimit mes dy popujve.

Osmani përshëndeti dhe përgëzoi arritjen e fundit të Indisë në nivel botëror, me uljen e parë të suksesshme në polin jugor të Hënës si një hap serioz dhe një sukses i madh jo vetëm për popullin indian por edhe për mbarë njerëzimin.

Gjatë vizitës zyrtare në Indi, Osmani do të ketë takime me ministrin e Punëve të Jashtme, Subrahmanyam Jaishankar si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të vendit. /zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara