www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kryeministri hungarez: Rizgjedhja e Trumpit është mënyra e vetme për të ndaluar luftën në Ukrainë

Posted on August 30, 2023August 30, 2023 by User User1

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rizgjedhja si president e Donald Trump.

Në një intervistë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, Orban lavdëroi politikën e jashtme të Trump, ndërsa kritikoi administratën e Joe Biden dhe qasjen e saj ndaj luftës.

Ai tha se kthimi i Trump në detyrë do të ishte “e vetmja rrugëdalje” nga konflikti dhe se çdo sugjerim se Kievi mund të fitonte luftën kundër Rusisë ishte “një gënjeshtër”.

“Rusët janë shumë më të fortë, shumë më të shumtë se ukrainasit,” tha Orban. “Rizgjidhni sërish Trumpin… Ish-presidenti është njeriu që mund të shpëtojë botën perëndimore”.

Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, qeveria e Orban ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën dhe ka kërcënuar të bllokojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara