www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përplasen 5 kamionë me njëri-tjetrin në Gjermani, 2 viktima dhe 1 i plagosur

Posted on August 30, 2023August 30, 2023 by User User1

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Gjermani, ku kanë humbur jetën dy persona dhe një person ka mbetur i plagosur. 

Një kamion me materiale të rrezikshme u përplas me tre kamionë të tjerë dhe më pas kamioni i pestë u përplas me katër të tjerët. 

Nuk dihet se çfarë lloj materialesh po transportonte ky i fundit, por autoritetet thanë se u lëshuan substanca toksike, raportojnë mediat e huaja.

U raportuan disa shpërthime dhe banorëve aty pranë iu kërkua të qëndronin në shtëpi me dritaret e mbyllura për të shmangur ekspozimin ndaj tymit.

Gjithashtu zyrtarët thanë se nuk ishte e qartë nëse më shumë njerëz kishin vdekur pasi ekipet e emergjencës nuk mund të hynin plotësisht në vendin e përplasjes.

Sipas DPA, autostrada mbeti e mbyllur mëngjesin e së mërkurës për shkak se mund të kishte shpërthime të tjera. /zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara