www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Një ari me dy këlyshë janë vrarë në parkun kombëtar “Mavrova”

Posted on August 30, 2023August 30, 2023 by User User1

Një ari me dy këlyshë janë gjetur të vrarë mëngjesin e sotëm në parkun kombëtar të Mavrovës në afërsi të fshatit Zhirovnicë, njofton Inspektorati Shtetëror i Mjedisit (ISHM).

ISHM thotë se Inspektori i Lartë i Natyrës nga Departamenti për Inspeksion Natyror-Perëndim ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm bazuar në informatat e marra me email dhe telefon nga dhe “Parku Kombëtar – Mavrovë”.

“Në orët e mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Zhirovnicë, më saktësisht përballë hyrjes së fshatit, shërbimi rojtar ka vërejtur se janë qëlluar me armë zjarri tre arinj: një femër me dy këlyshë. Gjatë inspektimit të jashtëzakonshëm është përpiluar Procesverbali i të gjeturave nga ISHM, gjatë të cilit do të bëhet procedurë e mëtutjeshme inspektuese, ku të pranishëm janë edhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe policia”, thonë nga ISHM.

Nga Inspektorati thonë se trupat e arinjve të pushkatuar janë transferuar në një ftohës të posaçëm në PK të Mavrovës, Universiteti i Mavrovës, ndërsa gjatë kontrollit nuk ka pasur persona nga Agjencia për Ushqim dhe Mjekësi Veterinare (AUMV) dhe nga Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti.

“Nga Policia është duke u zhvilluar një procedurë e posaçme hetimore për gjetjen dhe sanksionimin e autorit”, tha ISHM./almakos

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara