www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kurti kërkon normalizim marrëdhëniesh me Serbinë përpara zgjedhjeve në SHBA

Posted on August 29, 2023August 29, 2023 by User User1

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet t’i përmirësojnë raportet përpara se aleatët të preokupohen me zgjedhjet në SHBA dhe Bashkimin Evropian.

“Ka një ndjenjë urgjence për zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruara në njohjen reciproke de-facto, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, tha kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Bloomberg nga Sllovenia, transmeton Klankosova.tv.

Atje, shefi i ekzekutivit kosovar po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit ku në një panel që u mbajt të hënën pati përballje me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq rreth moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara