www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Disa hapa si të jeni pozitivë gjatë orarit të punës

Posted on August 29, 2023August 29, 2023 by User User1

Pozitiviteti është veti e vlefshme e punonjësve, sepse përdoret për t’i motivuar ata, në këtë mënyrë bën që të krijohet një ambient më i mirë i punës. Pse duhet të jeni pozitiv në vendin e punës? Sepse e poziciononi veten si lider i fortë dhe një anëtar me vlerë në ekip. Energjia pozitive në punë ia shton vlera edhe kompanisë.

Si të bëheni pozitiv?

Krijoni ton pozitiv në fillim të ditës

Përpiquni ta filloni ditën disa minuta më herët, për t’i dhënë energji të mirë gjithë ditës suaj, në mënyrë që t’i organizoni punët dhe mendimet tuaja. Krijoni një listë të detyrave, duke i renditur sipas rëndësisë! Në këtë vijë, është koha të filloni me metoda për kujdes së vetes, si koha për ushtrimet e frymëmarrjes për fokus dhe ulje të presionit. Kjo ju bën më të përqendruar në detyrat e përditshme, por edhe të përballeni me sfidat.

Përqendrohuni në mendime konstruktive

Nuk ka rëndësi se çfarë punë bën e në çfarë pozite je, gjithkujt i duhet të pranojë komente rreth punës në baza ditore. Nëse dëgjoni ndonjë koment kritikues, bëjeni më të mirën për t’i kthyer ato komente në mendime konstruktive duke i kthyer kritikat në mjete vepruese. Shembull, nëse bëni pjesë në departamentin e shitjeve dhe dëgjoni ndonjë kritikë, në vend që ta merrni personale, luftoni me këtë ndjenjë për ta kthyer atë në ide si ta rritni produktivitetin.

Pranoni përgjegjësitë

Mos lejoni që anëtarët e tjerë të kompanisë t’ju dallojnë si “punonjës i ri”, ose “punonjës i thjeshtë”! Duhet të keni kontroll në atë që thoni dhe bëni, qofshi punonjës me pozitë më të vogël qofshi menaxher i departamentit. Merrni vetë përgjegjësinë për punët që i bëni!

Një mënyrë për ta bërë këtë është që p.sh., nëse kërkohet që një ekip duhet ta mësojë një program të cilin ju e dini, tregoni entuziazëm për të ndihmuar!

Shfaqni vlerësim rregullisht

Të gjithë punonjësit duhet ta dinë vlerën që ata e sjellin në kompani kur ka lidhje të fuqishme në mes të ekipeve. Për t’u siguruar që të gjithë e dinë se sa të rëndësishëm ata janë në ekip, njihni vazhdimisht kontributet e secilit, gjatë bisedave, ose në një formë tjetër. Mos harroni, rregullisht!

Lideri nuk ka për detyrë vetëm t’i vlerësojë personalisht punonjësit, por edhe t’i nxit ata t’i shprehin ndjenjat e mira dhe mirënjohjen për kolegët e tyre. Ky po që sjell pozitivitet!

Promovoni punë ekipore

Sot të gjitha kompanitë tërë kohën e potencojnë, se sa e rëndësishme është puna ekipore, por pak e vënë atë në funksion. Është koha ta tregoni gatishmërinë për t’i përfunduar detyrat dhe projektet më të komplikuar së bashku. E nëse jeni udhëheqës, mendoni që të ketë punë grupore sa më shpesh, kjo i bën ata më miqësorë në mes vete, shto këtu që i ndajnë edhe aftësitë të cilat i posedojnë.

Zhvilloni baraspeshën punë-jetë

Asnjë punonjës nuk do të jetë i lumtur për sa kohë që një ditë e kupton që e gjithë jeta e tyre nuk është asgjë tjetër përveç punës. Ku është jeta familjare, ku janë miqtë?!

Mendoni për këshillat rreth produktivitetit, përfundoni detyrat më të rëndësishme gjatë orarit të punës, pjesën tjetër jini të lirë për aktivitete tjera. Dhe mos harroni, shumë punonjës nuk e vlerësojnë punën jashtë orarit, sepse sipas tyre, punonjësi produktiv i përfundon detyrat brenda orarit.

Çdo punonjës i cili ka balancën në mes të jetës së punë dhe jashtë saj, jo vetëm që është i suksesshëm, por edhe i lumtur.

Krijoni lidhje të fuqishme brenda

Nëse keni lidhje më të thella me persona, sesa thjesht kolegë të punës, ka të ngjarë të jeni më të lumtur dhe të kënaqur me vendin e punës. Asnjë ndjenjë nuk është më e mirë, sepse kur e dini që e keni dikë prapa dhe ju mbështetë për gjithçka.

Është koha t’i uroni kur ata festojnë ndonjë sukses.

Kini një qëllim për punën

Qëndrimi pozitiv në punë më shumë lidhet me atë se sa jeni të vetëdijshëm me arsyen pse jeni atje. Mos e filloni asnjë punë, pa e ditur se çfarë do të bëni dhe çfarë dëshironi të arrini brenda një kohe. Çfarë vlere ka puna juaj sikur të shkoni çdo ditë në një vend, të bëni punë gjatë gjithë ditës, të lodheni dhe të mos e dini se ku do t’ju çojë ajo?!

Vendosni qëllime që ju emocionojnë

Kur ta dini se për çfarë jeni duke punuar dhe ku do të arrini me atë punë, do të emocionoheni aq shumë sa mezi do të prisni t’i përfundoni detyrat e secilës fazë. Si ta bëni këtë? Mendoni për planin në fund të vitit, pastaj në fund të vitit që vjen shihni se ku keni arritur! Gjatë asaj kohe mund të keni plotësuar objektive, i keni shumuar aftësitë dhe keni fituar më shumë përvojë, avancimi nuk do të jetë asnjëherë më aftër.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara