www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rita tha se ia dha fansi: Dalin pamje që vërtetojnë se ajo e mori vetë në dorë flamurin serb

Posted on August 28, 2023August 28, 2023 by User User1

Në orët e para të së dielës videoja ku shihet këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Rita Ora e mbështjellur me flamurin serb gjatë një performance në Hungari, pushtoi rrjetet sociale.

Një pjesë e fansave e kritikuan tejet ashpër këngëtarën, duke ia kujtuar faktin se e njëjta është edhe ambasadore e Kosovës, e si rrjedhojë nuk do të duhej të bënte gabime të tilla.

Këto kritika dolën të jenë të pakta krahas përkrahjes nga shqiptarët që Rita mori, pavarsisht gabimit, të cilin disa figura publike e quajtën emancipim.

Përkundër kritikave e përkrahjes, vetë këngëtarja në rrjete sociale nuk publikoi asgjë. Por, mediave në Kosovë ua nisi deklarimin e saj, ku në të ndër tjera thuhej se “flamuri iu dha nga një fans i ri”.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, m’u dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo Hungarez”, tha ajo.

Kjo deklaratë e saj nuk po del të jetë edhe korrekte, pasi në pamjet e fundit të publikuara nga një tjetër kënd, shihet Rita teksa e merr vetë në dorë flamurin serb, dhe nuk ia jep askush siç pretendoi ajo.

View this post on Instagram

A post shared by S Z A B Ó G Á B O R Б О Р И В О Ј ®️ (@iam__gaga)

Lajmet e fundit…

  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara