
Sekretarja Komerciale e SHBA’së Gina Raimondo dhe homologu i saj kinez të hënën kanë shprehur vullnetin që të përmirësojnë marrëdhëniet tregtare pas vizitës të zyrtares amerikane në Pekin
Vizitat e zyrtarëve amerikan në Kinë janë shpeshtuar, muajin e fundit në Pekin ishte dhe Sekretarja e Thesarit Janet Yellen. Palët shprehën optimizëm sa i përket përmirësimit të nivelit të komunikimit mirëpo nuk ka pasur progres në temën e teknologjisë, sigurisë e të drejtave njerëzore.
Qeveria e Xi Jingping dëshiron rritjen e investimeve të huaja në Kinë duke u munduar të përmirësojë ngadalësimin e rritjes ekonomike të saj.
Ministri Komercial i Kinës Wang Wentao i ka thënë Raimondo’s se Pekini dëshiron ambient të favorshëm që mundëson bashkëpunimin më të thellë.
