www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Etrit Berisha ndërron ekip, por mbetet në Serinë A! Firmos me klubin e shqiptarëve

Posted on August 28, 2023August 28, 2023 by User User1

Berisha ndërron skuadër por mbetet në Serinë A. Gardiani i Kombëtares Shqiptare është transferuar te Empoli, ku do të gjejë edhe dy futbollistë të tjerë kuqezi si Ardjan Ismajli dhe Stiven Shpendi.

Portieri shqiptar kishte përfunduar jashtë planeve të trajnerit Juriç te Torino, që pas një zënke mes të dyve në fillim të këtij viti, por kontrata e mbante ende në klubin ‘granata’.

Dëmtimi i rëndë i portierit të Empolit, Caprile, që do të qëndrojë larg fushave për disa muaj, ka detyruar presidentin e toskanëve që të hyjë në merkato dhe të afrojë Berishën në klub.
Palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë një vjeçare, me berishën që do të kryejë sot testet mjekësore dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Zanetti.
Gardiani kuqezi pritet të jetë portieri titullar i Empolit deri në rikthimi ne Caprile, teksa ky është një lajm mjaft i mirë edhe për Kombëtaren Shqiptare, duke qenë se krahas Berishës, edhe Strakosha nuk luan titullar prej më shumë se një viti.

Empoli do të jetë klubi i pestë në Serinë A për portierin 34-vjeçar nga Prishtina, i cili në të kaluarën ka luajtur me Lazion, Atalantën, Spalin dhe së fundi Torinon.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara