www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski kërkon ndihmë nga diaspora për integrimet

Posted on July 20, 2023July 20, 2023 by User User1

Shkup, 20 korrik – Pavarësia e shtetit, demokracia dhe koekzistenca multietnike, janë tre arritjet më të mëdha të vendit tonë, ndërsa diaspora ka pjesëmarrje të rëndësishme në secilën prej tyre. Investimi më i madh që e sjellin mërgimtarët këtu, janë vlerat demokratike euroatlantike dhe parimet e punës, kultura e respektimit të ligjeve dhe fryma sipërmarrëse. I pakontestueshëm është fakti se një pjesë e madhe e përfitimeve dhe praktikave të mira që i kemi, janë sjellë mu falë bashkëkombësve të suksesshëm, të etur për ta parë atdheun e tyre të suksesshëm dhe të zhvilluar, tha dje presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin në Simpoziumin e parë të Maqedonisë së Veriut që e organizon Diaspora e bashkuar e Maqedonisë së Veriut (DBMV) në Shkup.
Mërgimtarët tanë, vlerësoi shefi i shtetit, asnjëherë nuk kanë qenë vëzhgues pasivë të proceseve, por faktorë aktiv, e posaçërisht është me rëndësi që interesi i tyre nuk reduktohet në ndonjë nostalgji pasive, por është shembull për angazhim aktiv dhe vullnet për përfshirje në proceset bashkëkohore për atdheun. Sipas tij, që tre arritjet më të mëdha të shtetit tonë të vazhdojnë të ekzistojnë dhe të jenë platformë për zhvillim të mëtutjeshëm dhe prosperitet të gjeneratave të tashme dhe të ardhshme, janë të domosdoshme tre kushte: siguria gjeopolitike, sundimi i së drejtës dhe rritja dhe zhvillimi dinamik ekonomik. Ai porositi se diaspora duhet të vazhdojë të lobojë për rrumbullakësim të integrimeve tona evropiane, të sjellë praktika të mira të biznesit, të bashkëfinancojë projekte zhvillimore dhe projekte me përgjegjësi shoqërie./ koha

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara