www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lloga ka biseduar me prokurorin zviceran Blatler për forcimin e kapaciteteve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Posted on August 27, 2023August 27, 2023 by User User1

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot ka biseduar me prokurorin shtetëror të Zvicrës, Stefan Blatler në drejtim të përforcimit të kapaciteteve për luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Lloga për bisedën ka informuar përmes Fejsbukut të cilën e ka transmetuar Ministria e Drejtësisë.

Forcojmë kapacitetet për luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, duke përfituar nga mbështetja dhe përvoja e miqve tanë. Njëkohësisht hapim dritare të re të marrëdhënieve shtetërore dhe profesionale me organet zvicerane të ndjekjes penale, falë rolit tonë proaktiv. Bisedë e hapur, miqësore, në besim, për pista të reja bashkëpunimi me Prokurorin e përgjithshëm të Zvicrës, Stefan Blatler. Luftë krimit të organizuar, parasë së pistë të politikanëve dhe oligarkëve, ndihmë për reformën në sistemin gjyqësor, etj.  Dritarja e bashkëpunimit mbetet e hapur për takime të tjera të nivelit të lartë me homologun tim zviceran, së shpejti”, thekson Lloga.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara