www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rrëzohet një helikopter amerikan me 20 marinsa në bord

Posted on August 27, 2023August 27, 2023 by User User1

Një helikopter ushtarak amerikan, me rreth 20 marinsa në bord, u rrëzua gjatë një manovre ushtarake në brigjet e Darvinit, Australi.

Kjo u raportua nga ”Sky News” duke specifikuar se “rreth orës 11:00 me orën lokale helikopteri ”Osprey” u rrëzua pranë ishullit Melville.

Disa ushtarë në bord janë të zhdukur.

Rreth 2 500 ushtarë nga Australia, SHBA, Indonezia, Filipinet dhe Timori Lindor po marrin pjesë në manovrat ushtarake “Predators Run”.

Forcat e Mbrojtjes Australiane (ADF) kanë konfirmuar se nuk kishte australianë në bordin e helikopterit kur ai u rrëzua.

“Raportet fillestare sugjerojnë se incidenti përfshin personelin e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe se anëtarët e Forcave të Mbrojtjes Australiane nuk ishin të përfshirë,” tha ADF në një deklaratë.

“Në këtë fazë të hershme kritike, fokusi ynë është në reagimin ndaj incidentit dhe sigurimin e sigurisë së të përfshirëve. Më shumë informacion do të jepet kur të jetë e përshtatshme.”

Avionët e ndihmesë janë parë duke u larguar nga aeroporti i Darvinit për operacionin madhor të shpëtimit dhe Spitali Royal Darwin është duke u përgatitur për të trajtuar çdo person të përfshirë në aksident.

Policia ka lëshuar një deklaratë të shkurtër duke konfirmuar se “aktualisht po i përgjigjen raporteve për një përplasje avioni në ishullin Melville”.

Sky News merr vesh se ushtrimet do të ndërpriten pas përplasjes.

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara