www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përplasen dy avionë luftarakë në perëndim të Kievit, vdesin tre pilotët

Posted on August 26, 2023August 26, 2023 by User User1

Tre pilotë ukrainas kanë vdekur pasi dy avionë L-39 u përplasën në ajër në Ukrainën qendrore teksa po merrnin pjesë në një mision trajnues, thanë forcat ajrore të vendit në një deklaratë të shtunën. Përplasja ndodhi të premten mbi rajonin Zhytomyr, i cili shtrihet në perëndim të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Mbetjet e avionëve ranë në oborrin e një shtëpie private dhe ato u përhapën rreth 300 metra, sipas Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë. Askush në terren nuk u lëndua dhe nuk raportohet për dëme në shtëpi private. Ushtria ka larguar të gjitha copëzat e avionëve që u përfshin në incident.

“Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave. Kjo është një humbje e dhimbshme dhe e pariparueshme për të gjithë ne”, shkruan forcat ajrore në aplikacionin Telegram ndërsa Byroja Shtetërore e Hetimeve ka nisur një hetim për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara