www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shumë parti politike te blloku shqiptar / Qytetarët duan vetëm dy, një në pushtet dhe një në opozitë

Posted on August 26, 2023August 26, 2023 by User User1

“Nëse më pyet mua drejtë, puna është bërllog (mbeturina) nuk bëjnë asgjë”

Kështu u përgjigj një qytetar, kur e pyetëm se sa është i kënaqur me punën e partive politike. E së fundmi numri i partive te blloku shqiptar po rritet. Të anketuarit thonë se mjaftueshëm janë dy parti, një pozitë dhe një opozitë.

“Situata këtu është shumë e keqe, tre parti nuk duhet këtu. Duhet vetëm dy parti, jo si shqiptarët që kanë bërë 7 parti, ose më shumë se 7, por nuk ke çfarë bënë secili mendon për karrigen e vet”

“Kjo është lojë e politikanëve, nuk na habit fare kjo punë. Jo jo, ndryshime nuk ka përderisa ata njerëz në gjithë partitë zgjidhen, nuk ka ndryshim”
“Nuk merrem me politikë, jemi të kënaqur me ata që e bënë luftën”

“Po si ta komentojmë kush ua merr vesh, njëherë kështu njëherë ashtu, nuk din çfarë të thotë njeri, njëri thotë ndryshe tjetri ndryshe dhe nuk din cili të besosh”
Ndryshe në kampin politik shqiptar kemi BDI-në, ASH-në, Alternativën, Besën, PDSH-në, Lëvizja Demokratike, Partia Demokratike Evropiane dhe Lëvizja Qytetare Evropiane. Megjithatë në zgjedhjet e ardhshme pritet të ketë dy blloqe, Fronti europian dhe Blloku opozitar.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara