www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Diabetikët të premten protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

Posted on July 20, 2023July 20, 2023 by User User1

Shkup, 20 korrik – Sindikata e shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë njoftoi se të premten në ora 19:00 do të organizojnë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë për shkak se nuk po marrin terapinë e duhur. Në një deklaratë ata thonë se durimi i tyre i ka ardhur fundi dhe se kanë kaluar të gjitha afatet për zgjidhjen e problemit nga autoritetet. “Të gjitha afatet kanë kaluar. Lojëra dhe manipulime logjike, ligjore, fiktive dhe të sajuara. Ka mbaruar koha e gënjeshtrave dhe e shpifjeve të 150 mijë qytetarëve, 45 mijë personave me diabet me insulinë. Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria ‘jonë’ e Republikës së Maqedonisë së Veriut manipuluan 700 fëmijë dhe të rinj me pompa, komplete pompash, sensorë, glukometra dhe terapi. Ne kemi terapinë më inovative me insulinë dhe antidiabetike. Faleminderit, por nuk e marrim! Pse?”, thotë Dime Velev, kryetar i Shoqatës së shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë.

Nga aty shtojnë se bëhet fjalë për një protestë paralajmëruese paqësore për një jetë të sigurt dhe cilësore të personave me diabet dhe në deklaratë distancohen nga çdo kalkulim partiak, politik apo tjetër./koha

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara