www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Manifestimi “Ditët e Nënë Terezës”

Posted on August 25, 2023August 25, 2023 by User User1

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska sot hapi manifestimin “Ditët e Nënë Terezës”, e cila është pjesë e ofertës së pasur kulturore në qytet në prag të kandidaturës së Shkupit – Kryeqendra e kulturës evropiane 2028. Me këtë eveniment u hap edhe ekspozita e mozaikëve në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës në rrugën Maqedonia, me temë “Nënë Tereza – nga Shkupi deri në Kalkutë”, autor i së cilës është Izet Zeqiri, rektor i Universitetit “Nënë Tereza” Shkup.

Veprat humanitare të shkupjanes sonë Nënë Tereza, si dhe mesazhet e saj për dashuri, paqe dhe solidaritet, qofshin gjithmonë inkurajim për secilin prej nesh. Të qenit njerëzor me kujdesin për ata që  kanë më së shumti nevojë për të është motivimi dhe prioriteti ynë i përditshëm – theksoi sot kryetarja e qytetit të Shkupit Arsovska.

Evenimentet në kuadër të “Ditëve të Nënë Terezës” organizohen me rastin e kanonizimit, gjegjësisht shpalljes së Nënë Terezës shenjtore dhe ato mbahen nga data 25 gusht deri më 5 shtator në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara