Nga LSDM kanë akuzuar partitë opozitare VMRO dhe Levica, pasi ata nuk e votuan në Kuvend Ligjin e ri për përdorimin e gjuhës maqedonase.
“Ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase ofron bazë ligjore për miratimin e Strategjisë nacionale për gjuhën maqedonase, zgjerohen fushat për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj çirilik, si dhe fushëveprimi i lektorit”, kanë thënë nga LSDM.
Nga atje kanë shtuar se VMRO-DPMNE dhe Levica, treguan mosrespektim të skajshëm ndaj gjuhës së tyre, ku edhe një herë konfirmuan hipokrizinë e tyre, nga njëra anë manipulojnë se gjuha maqedonase është e rrezikuar, se do të bëhet dialekt bullgar dhe nga ana tjetër nuk e votojnë ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase.
Me LSDM-në mbrohet gjuha maqedonase. Dëshmia më e fortë se gjuha maqedonase është e njohur nga BE-ja, me formulim të pastër pa shtesa dhe fusnota, është marrëveshja e Fronteks-it, për ratifikimin e së cilës as OBRM-PDUKM nuk votoi në Kuvend”, thuhet në kumtesën e tyre.
Në fund nga LSDM shtuan se VMRO, vazhdon të mbetet një parti destruktive, e cila qëndroi kundër gjuhës maqedonase, e cila punon kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve.