www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pavarësia e Ukrainës – Osmani iu bashkua nismës së ministrave të jashtëm

Posted on August 24, 2023August 24, 2023 by User User1

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot i është bashkuar nismës ndërkombëtare për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës- 24 Gushtin.

Osmani iu bashkua nismës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, e cila u mbështet nga një numër i madh i ministrave të punëve të jashtme.

Gjegjësisht, Osmani ka përcjellë vargun e himnit të Ukrainës që ka nisur nga Kuleba në profilin e tij në rrjetin social “X”, e që është përcjellë nga krerët e diplomacisë botërore.

Ky është një tjetër gjest simbolik që konfirmon mbështetjen që Maqedonia e Veriut i jep Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial, e cila është nën agresionin ushtarak rus.

Në shenjë mbështetjeje, dje në ndërtesën e MPJ-së është vendosur flamuri ukrainas për nder të Ditës së Flamurit Shtetëror të Ukrainës.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara