Motra e Dj Dagz së fundi është martuar, teksa në dasmën e saj nuk mungoi as edhe Einxhel, tashmë partnerja e Dagzit.
Ajo ishte veshur me një fustan të zi, teksa nga pamjet e publikuara është parë që e ka shijuar mbrëmjen duke kërcyer, shkruan lajmi.net.
Lidhur me ngjyrën e fustanit të saj, duket se ka marrë kritika, kritika këto që e kanë bërë të reagojë.
Përmes një videoje në ‘Instastory’, Einxhel ka sqaruar publikun se zgjodhi fustan të zi për shkak të formave trupore.
Ajo jep edhe një mesazh duke thënë se ngjyra e fustanit nuk përcakton respektin dhe dashurinë ndaj kunatës.
“Kam zbuluar se Shqipëria është vendi ku respekti, ku dashuria tregohet nga ngjyra e fustanit. Nuk e di kush është ngjyra që mund të tregosh dashuri dhe respekt, por unë jam me atë që tregohet me vepra dhe jo me ngjyrën e fustanit. Njoh shumë kunata që kanë veshur fustan të kuq e që nuk durojnë njëra-tjetrën. Ndaj më mirë fustanin e zi e ta dua kunatën time. Të shtojmë se ngjyrën e zgjodha nga halli, doja lejla por format e mia trupore nuk ishin gati, dhe kunata më sugjeroi të ziun”, tha Einxhel.
Kujtojmë se Einxhel dhe Dagz nisën lidhjen brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, e tashmë janë prindër të një djali./Lajmi.net/