www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Me kokën ulur dhe duart në pranga/ Momenti i arrestimit të Eldi Alushit, fluturoi me makinë tek Liqeni i Tiranës

Posted on August 22, 2023August 22, 2023 by User User1

Eldi Alushi, i riu i cili fluturoi me makinë nga rruga e Kosovarëve drejt digës së Liqenit të Tiranës ka rënë në prangat e policisë, pas disa orësh kërkime.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, ai do t’i nënshtrohet analizave dhe verifikimeve me qëllim zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa autori po udhëtonte me një automjet të tipit “X6”

Në pamjet e kamerave të sigurisë duket se për vetëm tre sekonda mjeti BMW i drejtuar nga 26 vjeçari nga Durrësi Eldi Alushi, nga Rruga e Kosovarëve përplaset me pemën dhe vijon pingul lëvizjen mbi pjesën e digës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar nga këmbësorët që po bënin vrapin e mëngjesit.

26-vjeçari mori dokumentet e makinës dhe u largua në drejtim të paditur për t’u identifikuar orë më vonë dhe shpallur në kërkim për 2 vepra penale, shkatërrim I pronës dhe largim nga vendi I aksidentit.

Dyshimet e para janë se 26-vjeçari mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit apo të drogës. Nisur nga skeda e policisë, ai ishte shofer i  pa disiplinuar i ndëshkuar disa herë me gjobë.

Për aksidentin reagoi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj i cili shpërndau në Twitter dhe pamjet e kamerave të sigurisë dhe kërkoi për autorin dënim maksimal. Sipas tij do të tregohet zero tolerancë për kërcënuesit e jetës e bashkëjetesës në kryeqytet./TopChannel

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara