www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

SHBA urdhëron qytetarët në Bjellorusi që të “largohen menjëherë”

Posted on August 21, 2023August 21, 2023 by User User1

Amerikanëve në Bjellorusi u është thënë të largohen nga vendi.

Në një mesazh të postuar në faqen e internetit të ambasadës amerikane thuhej se “qytetarët amerikanë në Bjellorusi duhet të largohen menjëherë“. Thirrja vjen pasi shumë vende, përfshirë Lituaninë, mbyllën pikat kufitare me Bjellorusinë, një aleat i vendosur i Vladimir Putinit.

“Konsideroni të niseni përmes pikave kufitare të mbetura me Lituaninë dhe Letoninë, ose me aeroplan,” tha ambasada.

SHBA gjithashtu paralajmëroi qytetarët që të mos udhëtojnë në Bjellorusi, për shkak të mbështetjes që Minsku i ka dhënë pushtimit rus të Ukrainës dhe faktit që ka aftësi të kufizuar për të ndihmuar njerëzit që jetojnë ose udhëtojnë atje.

Ai tha se nëse dikush vendos të udhëtojë në vend, ata nuk duhet të mbështeten te qeveria e SHBA për ndihmë. Katër pika kufitare me Lituaninë mbeten të hapura, ndërsa qeveria – së bashku me Poloninë dhe Letoninë – kanë thënë se mbylljet mund të vijojnë më tej.

/TopChannel

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara