www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Nevoja për shtensionimin e situatës në veri” Von der Leyen diskuton me Kurtin e Vuçiqin

Posted on August 21, 2023August 21, 2023 by User User1

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar në Athinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Von der Leyen ia ka cekur Kurtit “nevojën për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe implementimin e marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve.

“Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kurti për nevojën për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe implementim të marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Është jetike që të ulen barrierat në rajon dhe të sillet Ballkani Perëndimor më afër BE-së”, ka shkruar Von der Leyen në platformën “X” për takimin me Kurtin.

Ajo ka pasur takim edhe me Vuçiqin, të cilit i ka kërkuar angazhim konstruktiv për shtensionim të situatës në veri.

“Kam folur me presidentin Aleksandar Vuçiq për nevojën për angazhim konstruktiv për ta shtensionuar situatën në veri të Kosovë dhe për progresin e Serbisë në rrugën drejt BE-së. Integrimi më i ngushtë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ësahtë jetim, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës”, ka shkruar Von der Leyen në platformën “X”.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara