www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Struga TL humb nga Brera Strumica

Posted on August 21, 2023August 21, 2023 by User User1

Struga Trim Lum ka humbur duelin e xhiros së tretë në elitën e futbollit vendor, duke u mundur në shtëpi nga Brera Strumica me rezultatin 1:2.

Takimi nisi në favor të mysafirëve nga Strumica, kur në minutën e 26-të shkuan në avantazh me anë të Krstevskit. Pjesa e parë u mbyll në favor të Breras, përderisa barazimi erdhi 8 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, me autor Besart Ibraimin.

Gjithsesi shifrat ndryshuan përsëri me skuadrën nga Strumica që shënoi një gol tjetër me Vrdoljak, gol që vendosi edhe fatin e takimit për tre pikë të Breras.

Struga humb ndeshjen e parë të këtij sezoni, ndërsa ka edhe një ndeshje pa luajtur, atë me Shkëndijën në xhiron e dytë, e cila u shty.

Me këtë përballje Struga – Brera, mbyllet edhe xhiroja e 3-të në elitë.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara