www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xhaferi: Kohën për vazhdimin e seancës së ndërprerë e cakton kryetari i Kuvendit, jo deputetët në konferenca për shtyp dhe në Facebook

Posted on August 21, 2023August 21, 2023 by User User1

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi thotë se në seancën për votimin e nevojës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese nuk është thirrur në nenin 165 të Rregullores së Kuvendit.
Xhaferi thotë se për këtë seancë është thirrur në nenin 81 të Rregullores, që Xhaferi thotë se i jep të drejtën atij të vendos se kur do të mbyll seancën.

“Në bazë të nenit 81 të Rregullores së Kuvendit të RMV-së, paragrafi 1 i së njëjtës kam ndërprerë punimet e seancës mbas konstatimit të apsolvimit të listës së deputetëve të paraqitur për fjalë për diskutim për pikën përkatëse”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se gjithashtu sipas kësaj rregullore, respektivisht paragrafit 5, ai vendos se kur do të vazhdojë seanca e njëjtë, respektivisht seanca 123.
“Kohën për vazhdimin e seancës së ndërprerë, e cakton kryetari i Kuvendit, jo deputetët në konferenca për shtyp dhe në Facebook, sikur se thirren”, tha Xhaferi duke cituar paragrafin 5 të nenit 81 të Rregullores./almakos

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara