www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LAMM: Në pikën kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet rreth 30 minuta

Posted on August 20, 2023August 20, 2023 by User User1

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më pritje për hyrje dhe dalje nga vendi.

Siç njoftoi LAMM, komunikacioni në rrugët shtetëtore zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit  në akset rrugore jashtë mjedisve të qytetit është rritur.

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore lugina të lumenjve dhe fushëgropa, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara