www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rama nuk ftohet në takimin e liderëve të Ballkanit në Greqi

Posted on August 18, 2023August 18, 2023 by User User1

Athinë, 18 gusht – Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së të rajonit mbrëmjen e së hënës së 21 gushtit në Megaro Maximos për një darkë informale mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Ky takim realizohet me rastin e 20 vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”, siç raporton media greke, ku thuhet se nisma specifike e kryeministrit Mitsotakis shënon rolin udhëheqës që luan Greqia si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe Evropën Juglindore.

Ftesës i janë përgjigjur dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kanë konfirmuar pjesëmarrjen aty: Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacxevski, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidentja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës Borgiana Christo, presidentja e Moldavisë, Maya Sandu. Por Shqipëria, e ftuar në nivel presidenti, nuk do të përfaqësohet, pas Begaj është përgjigjur negativisht me “axhendën e ngarkua”. Nuk dihet nëse ky refuzim i kreut të shtetit shqiptar është një lloj restoje për mosftesën ndaj Ramës, ku pra do jetë Kurti, por jo “vëllai i tij” shqiptar i Tiranës./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara