www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bëri burg 19 vite gabimisht, qeveria e dëmshpërblen me 2.7 milionë euro

Posted on August 18, 2023August 18, 2023 by User User1

Një person, i cili kaloi gabimisht 19 vjet në burg, do të marrë një kompensim rekord prej gati pesë milionë dollarësh të Zelandës së Re, ose 2.7 milionë euro.

Në vitin 1986, Alan Hall u dënua për vrasjen e Arthur Easton dhe plagosjen e djalit të tij Brandon dhe mori një dënim të përjetshëm. Ai ka qenë në burg me ndërprerje për gjithsej 19 vjet dhe dënimi i tij është anuluar vitin e kaluar.

Qeveria ka rënë dakord t’i paguajë atij 4,933,725 dollarë si kompensim për të gjitha ato vite pas hekurave, tha Ministrja e Drejtësisë e Zelandës së Re, Deborah Russell.

“Unë e kuptoj se një falje dhe kompensim nuk do të jetë kurrë në gjendje të korrigjojë plotësisht padrejtësinë që pësoi Hall”, tha ajo.

Familja e Hall u shpreh se gjëja më e rëndësishme ishte njohja e pafajësisë së tij nga qeveria, por theksoi se nëna e tij, Shirley, nuk arriti ta shihte atë.

“Alan ishte 24 vjeç kur u arrestua. Tani ai është 61 vjeç. Me njoftimin e sotëm, Alan mund të fokusohet në atë që i është mohuar me dekada, të ndërtojë jetën e tij si njeri i lirë”, shtuan ata./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara