www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Delegacioni qeveritar vendosi lule në varrezat partizane në Butel me rastin e Ditës së Armatës

Posted on August 18, 2023August 18, 2023 by User User1

Shkup, 18 gusht – Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski, sot vendosi lule në varrezat partizane në Butel, në varrezat e gjeneralit Mihajlo Apostolski dhe presidentëve të ndjerë të shtetit dhe komandantë suprem të Armatës, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, me rastin e Ditës së Armatës.

Në këtë ditë të vitit 1943, në malin e Sllavej u formua çeta e parë partizane, batalioni “Mirçe Acev”, si njësi e parë ushtarake e rregullt në Luftën Nacionalçlirimtare, që u shndërrua në ushtri çlirimtare dhe u bë pjesë e themeleve të shtetit.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot është një institucion në të cilin qytetarët kanë besimin më të lartë dhe që vazhdimisht demonstron profesionalizëm dhe gatishmëri në veprimet e saj sipas standardeve të NATO-s. Ajo kontribuon në mënyrë aktive në përballjen  me sfidat bashkëkohore dhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale përmes pjesëmarrjes në misionet ndërkombëtare të paqes./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara