www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Hapat e shëndetshëm të çlirimit nga veset e këqija

Posted on August 18, 2023August 18, 2023 by User User1

Pirja e alkolit, kërcitja e gishtave, kafshimi i thonjve, pirja e duhanit,  ushqyerja pa kufi, vetmia e shumë syresh, parazitizmi e të tjera si këto, konsiderohen vese të këqija për njeriun.

Ekspertët thonë se pavarësisht së shkuarës, njeriu mund të ndryshojë mënyrën si e jeton jetën duke hequr veset e këqija. Sipas tyre, veset e këqija nuk largohen sa hap e mbyll sytë, sidomos nëse kanë qenë të pranishme në jetë prej shumë kohësh. Largimi i tyre kërkon ndërgjegjësim, mund, përkushtim dhe kohë.

Ndërgjegjësimi për veset e këqija

Asnjë person tjetër veç teje nuk është përgjegjës për veprimet e tua edhe për vete. Në momentin që e kuptoni këtë do të ndiheni të ngarkuar emocionalisht por do të kuptoni që çdo veprim ka një pasojë. Një ndërgjegjësim i tillë është pushtet më vete për mendjen e njeriut. Vetëm falë këtij ndërgjegjësimi do të merrni rrugën e eliminimit të zakoneve të këqija.

Veprimi dhe pasoja

Nëse dëshironi të bëni një analizë të ndikimit të veseve të këqija në jetën tuaj bëni një listë me argumenta pro dhe kundër.

Le të marrim shembullin e duhanit. Argumentat në favor të duhanpirjes mund të jenë:

Nxit qetësimin dhe ofron energji falë nikotinës, Ndihmon kundër stresit afat-shkurtër, Mundësi për të krijuar njohje të reja Të bën të ndihesh modern/e Argumentat kundër duhanpirjes janë: Dëme afatgjatë në shëndet Krijon varësi Kushton shumë, Të shkurton jetën. E rëndësishme është që kur të bëni lista të tilla të jeni 100% të ndershëm me veten.

Shpërblimi afat-gjatë për veten

Njeriu i dorëzohet veseve sepse vlerëson më shumë shpërblimin afat-shkurtër që merr.

Duke qenë se ndikimi afat-gjatë i veseve anashkalohet si pa të keq, ekspertët mendojnë një kthesë serioze në mënyrën e të menduarit dhe vepruarit.

Për shembull, nëse jeni person që nuk hani mëngjes, por duke qenë se duhet të humbisni në peshë, detyroheni të hani këtë vakt të rëndësishëm.

Në një periudhë afat-shkurtër kjo është gjë e mirë, por në një periudhë afat-gjatë, kilogramët e humbur do të kthehen sërish.

Kjo ndodh sepse ju nuk keni një rutinë të mirëfilltë ushqyerje por e përshtasni atë me nevojat bazike e të përkohshme të trupit.

Mos u demoralizoni

Nëse ndodh që aksidentalisht nuk iu përmbajtët dot zotimit për të hequr një ves të keq, mos u demoralizoni. Këto janë gjëra që ndodhin. Është më mirë të jeni të ndërgjegjshëm për gabimin dhe të sinqertë me veten dhe të rinisni misionin për tu çliruar nga veset e këqija, një e nga një./AgroWeb.org

Lajmet e fundit…

  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara