www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Moska gjobit Google, nuk hoqi “informatat e rreme” për luftën në Ukrainë

Posted on August 17, 2023August 17, 2023 by User User1

Një gjykatë në Moskë vendosi një gjobë prej 3 milionë rubla ruse (32,330 dollarë) ndaj kompanisë Google për shkak se nuk kishte hequr “informacionet e rreme” lidhur me “operacionin special ushtarak” rus në Ukrainë.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS njoftoi se gjykata e shpalli fajtor gjigantin amerikan të teknologjisë për “kryerje të veprës penale administrative sipas pikës 2 të nenit 13.41 të Kodit të Kundërvajtjeve Administrative të Federatës Ruse”.

Kompanisë Google iu dërgua një njoftim ku thuhet se duhet hequr videot në YouTube, të cilat, ndër të tjera, përmbanin “informacione të rreme” për luftën që filloi në shkurt të vitit të kaluar.

Google ndaloi shitjen e reklamave online në Rusi në mars 2022 pas fushatës ushtarake, por mbajti disa shërbime falas në dispozicion.

Në qershor, një gjykatë ruse gjobiti Google me 4 miliardë rubla (43 milionë dollarë) për shkak të mos pagesës së një gjobe të mëparshme për abuzim të dyshuar të pozitës së saj dominuese në tregun e video hosting-ut.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara