www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aeroplani i vogël rrëzohet dhe shpërthen në rrugën plotë me vetura në lëvizje, humbin jetën dhjetë persona në Malajzi

Posted on August 17, 2023August 17, 2023 by User User1

Një aeroplan i vogël privat u rrëzua dhe shpërtheu në mes të një rruge më plotë vetura në lëvizje nën Malajzi, ku si pasojë humbën jetën dhjetë persona.

“Hunda” e aeroplanit u përplas në rrethojën që ndante korsitë në qytezën Elmina në Shah Alam, ku më pas shpërtheu dhe humbën jetën tetë persona në fluturake dhe dy persona që ishin në veturat që lëviznin në ato momente.

Pamjet shokuese shfaqin përplasjen e aeroplanit që më pas përfshihet i tëri nga zjarri. Kamerat e vendosura brenda një veture kanë kapur këtë moment rrëqethës.

“Deri më tani, mund të them se të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën nga kjo përplasje e fluturakes. Tetë pasagjerë në aeroplan dhe dy persona tjerë brenda veturave në lëvizje”, u tha nga policia e Malajzisë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan te rrëzimi i aeroplanit, ndërsa hetuesit janë duke analizuar provat e marra nga vendi ku është rrëzuar fluturakja.alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara