www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mashtroi biznesmenë dhe zyrtarë duke imituar zërin e Erdogan, arrestohet burri në Turqi

Posted on August 17, 2023August 17, 2023 by User User1

Një burrë në Turqi tentoi të mashtronte biznesmenë dhe zyrtarë të lartë duke imituar zërin e presidentit Erdogan përmes Inteligjencës Artificiale.

Burri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar u arrestua pasi u pikas nga shërbimi sekret turk MIT, të cilët parandaluan një skenë mashtrimi që mund të kishte sjellë pasoja të rënda.

Përmes inteligjencës artificiale, burri imitonte zërin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të mashtruar biznesmenë dhe zyrtarë të lartë.

Produktet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Bard u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm mundësi për të bashkëvepruar me atë që njihet si “inteligjencë artificiale gjeneruese”, e cila mund të përmbledhë informacione nga burime të shumta brenda sekondave, të shkruajë prezantime, e madje edhe poezi, që tingëllojnë në mënyrë të besueshme, sikur të jenë të shkruara nga njerëz./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara