www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bujar Osmani letër deputetëve: Ndryshimet kushtetuese nuk bëhen nën diktatin bullgar

Posted on August 17, 2023August 17, 2023 by User User1

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, para seancës së nesërme të Kuvendit, ku e vetmja pikë e rendit të ditës është Propozimi për qasje në ndryshimet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot u ka dërguar një letër deputetëve duke u bërë thirrje për të mbështetur ndryshimet kushtetuese.
Osmani thotë se me votimin e ndryshimeve kushtetuese nuk do të ndodh asgjë e keqe, përkundrazi përfitimet do të jenë të mëdha.

“Unë personalisht nuk kam asnjë dyshim se me këtë ndryshim të Kushtetutës nuk do të gabojmë, përkundrazi do të hapim një kapitull të ri zhvillimi dhe stabiliteti për qytetarët tanë. Siç e kam përsëritur shumë herë në të gjitha daljet e mia publike, ky ndryshim nuk ndryshon asgjë në pozitën e bullgarëve në vend dhe në raport me të drejtat që ata kishin deri më tani dhe u garantoheshin me Kushtetutë”.
“Ky ndryshim na jep mundësinë t’i dëshmojmë Republikës së Bullgarisë dhe botës se nuk janë të diskriminuar, sepse në realitet është kështu. Kjo është një mundësi për të hequr të gjitha argumentet, dhe pastaj për të nxituar shpejt drejt proceseve reformuese që janë më të rëndësishme për qytetarët tanë dhe në interesin tonë më të mirë”, thotë Osmani në letër.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara