Liverpooli ka arritur marrëveshje me Stuttgartin për transferimin e Wataru Endo.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, shifra e transferimit do të jetë për 18 milionë euro.
Lojtari do të udhëtoj drejt Liverpoolit në orët në vijim për t’i zhvilluar testet mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën.
Kujtojmë, që Liverpooli humbi garën me Chelsean për nënshkrimin e Romeo Lavias dhe Moises Caicedos, dhe kështu vendosën që të shikonin për objektiva të tjetër.
Një emër tjetër që është duke u përfolur është edhe ai i Sofian Amrabat. /Klankosova.tv.