www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përmbyset varka me emigrantë në Cape Verde, dyshohet për 60 të vdekur

Posted on August 16, 2023 by User User1

Më shumë se 60 persona dyshohet se kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë që ishte larguar nga Senegali në fillim të korrikut u përmbys në Cape Verde të hënën, tha një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Numri i viktimave vlerësohet të jetë 63, ndërsa 38 kanë mbijetuar, përfshirë 4 fëmijë të moshës 12-16 vjeç, tha Safa Mesli për AFP. Përveç 38 të mbijetuarve, shpëtimtarët gjetën edhe shtatë trupa, tha zëdhënësja e IOM.

Sipas të mbijetuarve, anija ishte nisur më 10 korrik nga Fas Boi në Senegalin perëndimor, me 101 pasagjerë.

Anija u pa të hënën nga një anije peshkimi spanjolle rreth 230 km nga ishulli Sal, tha policia në Cape Verde, një komb ishull gati 600 km larg brigjeve të Senegalit./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara