www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski do t’i mbledhë presidentët rajonalë në Shkup

Posted on August 15, 2023August 15, 2023 by User User1

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski më 11 shtator 2023 në Shkup do të jetë organizator së bashku me presidentët e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar dhe të Kroacisë, Zoran Millanoviq, të takimit të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni, i cili do të mbahet më 11 shtator 2023, përcjell TV21.

Vende pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni janë: Republika e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Sllovenisë, Republika e Serbisë, Republika e Kroacisë dhe Mali i Zi, të përfaqësuar në nivel të presidentëve të shteteve.

Procesi Bërdo-Brioni për herë të parë u mbajt në vitin 2013, me iniciativë të presidentëve të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kroacisë dhe është iniciativa më prestigjioze rajonale e cila jep rezultate politike dhe nxit dialog politik midis vendeve të rajonit me çështje të hapura. Liderët e vendeve të Procesit Bërdo-Brioni takohen minimum një herë në vit./tv.21

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara