www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ka përfunduar ndërtimi i rrugës “Eseninova” që lidh komunat Aerodrom dhe Kisella Vodë

Posted on August 15, 2023August 15, 2023 by User User1

Qyteti i Shkupit njoftoi se ka përfunduar ndërtimi i rrugës “Eseninova”, e cila paraqet lidhje të re komunikacioni mes komunave Aerodrom dhe Kisella Vodë.

Rruga e re lidh bulevardet “Boris Trajkovski” dhe “Brigada e tretë Maqedonase” e cila do të zvogëlojë bllokimin e trafikut që krijohet në kryqëzimin afër “Fabrikës së duhanit”.

 Gjithashtu, u ndërtua një rrjet i ri i ujësjellësit dhe kanalizimeve, u vendos ndriçimi rrugor dhe u ndërtuan sisteme të reja të linjave të puseve nëntokësore, të cilat janë në funksion me një rezervuar, stacion pompimi dhe lidhje me rrjetin hidrant.

Paralelisht me punimet ndërtimore, janë ndërtuar rrethoja mbrojtëse dhe është vendosur sinjalistika e re ndriçuese në kryqëzimin dhe shënjimin e duhur të sinjalizimit horizontal të rrugëve, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

https://fb.watch/mr9rcLa17s/?mibextid=uEQos9

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara